Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani njoftoi se Mali i Zi do t’i pranojë pasaportat me emrin e vjetër të shtetit, nëse të njëjtat janë valid, përcjell TV21. Osmani përmendi se edhe Zvicra ka vendim që të pranojë dokumentet valide me emrin e vjetër, Maqedonia.
“Mali i Zi kishte vendim që mos t’i pranojë, megjithatë u takova me ministrin e MPJ-së në Antali, dhe këtu u morëm vesh që Mali i Zi të tentojë të ndjek shembullin e vendeve tjera të BE-së, ose shembullin e Zvicrës. Zvicra ka vendim të qartë, ku thuhet se për ne dokumentet deri sa janë valid, janë valid. Kështu që Mali i Zi tashmë na njoftoi se do t’i njohë, do t’i pranojë pasaportat me emrin e vjetër, deri sa janë valid”, tha mes tjerash Osmani./tv21.tv