Trendy

Pallat i ri përfshihet nga flakët në Tiranë, zjarri u përhap me shpejtësi në fasadë (Video)

Para 7 ditë

Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në Tiranë, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Ngjarja ka ndodhur pranë “Farmacia 10”, përballë spitalit “Nënë Tereza”.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një ndërtesë të re, ku banorët kishin më pak se një vit që ishin vendosur. Zjarri dyshohet se është përhapur me shpejtësi përmes fasadës së pallatit, duke rritur rrezikun për përhapje në katet e tjera.

Ky nuk është rasti i parë në kryeqytet, pasi disa pallate të tjera në Tiranë janë përfshirë nga flakët në mënyrë të ngjashme, pikërisht për shkak të materialeve të përdorura në fasadë.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në vendngjarje për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa ende nuk ka një raport zyrtar për dëmet apo të lënduarit.

Trending