Trendy

Para arrestimit, Ilir Meta u takua në Kosovë me Menduh Thaçin, dyshohet për një “pazar” me Mickoskin!

Para 9 muaj

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të SPAK-ut.

Kreu i Partisë së Lirisë u prangos nga Njësia Speciale afër qendrës tregtare “Casa Italia” në Tiranë.

Indeksonline ka mësuar ekskluzivisht se Meta para arrestimit kishte një “agjendë të ngjeshur” në Republikën e Kosovës.

Ai zhvilloi një takim me Menduh Thaçin, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në një hotel (emër i njohur për redaksinë) të Prevallës.
I pyetur nga Indeksonline rreth arrestimit dhe takimit me Metën, Thaçi hezitoi të fliste për këtë temë. “… se kisha komentu hiç, sepse është problem të komentohen proceset gjyqësore”, u shpreh shkurt ai.

Jozyrtarisht mësohet se ish-presidenti Meta bëri përpjekje që Menduh Thaçin ta bashkojë në koalicion me VMRO-n.

Trending