Parakaloi kolonën me vetura, në rrugën Gostivar-Kërçovë, arrestohet 59-vjeçari nga Struga

Para 1 muaj

Më 19.04.2025, në ora 12:10, zyrtarët policorë nga SP Gostivar, në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, afër gurthyesit, kanë ndaluar F.S. (59) nga fshati Livadhi, Strugë, i cili me veturën e tij “Volkswagen” me targa të Strugës, ka kryer një parakalim të një kolone të gjatë automjetesh, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.