Bota

Paralajmërimi i Erdogan për rebelët kurdë: Dorëzoni armët ose do të groposeni bashkë me to

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 25, 2024, 03:12

Presidenti turk Tajip Erdogan tha të mërkurën se grupi i militantëve kurdë në Siri, ose do të dorëzojë armët ose ‘do të groposet’ bashkë me to.

Pas rrëzimit të Bashar al-Asadit nga pushteti Ankaraja ka këmbëngulur vazhdimisht që grupi të shpërbëhet, duke shtuar se ai nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë.

“Vrasësit separatistë ose do t’u japin lamtumirën armëve, ose do të groposen në tokat siriane së bashku me to“, tha zoti Erdogan para ligjvënësve të partisë së tij në pushtet AK.

“Ne do ta zhdukim organizatën terroriste që po përpiqet të krijojë një mur gjaku mes nesh dhe vëllezërve tanë kurdë“, shtoi ai.

Turqia e sheh grupin e militantëve kurdë të YPG-së, që përbëjnë trupat kryesore të Forcës Demokratike Siriane (SDF), aleate të Shteteve të Bashkuara, si një zgjatim të partisë së shpallur të jashtëligjshme, ajo e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Kjo e fundit ka zhvilluar kryengritje kundër shtetit turk që nga viti 1984.

PKK-ja është shpallur organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ankaraja i ka bërë vazhdimisht thirrje Uashingtonit aleatit të saj në NATO, si dhe të tjera vendeve, që të mos vazhdojnë ta mbështesin YPG-në.

Më herët, Ministria turke e Mbrojtjes tha se forcat e armatosura kishin vrarë 21 militantë të YPG-PKK-së në pjesën veriore të Sirisë dhe në Irak./Voa

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike