Maqedoni

Partive të Frontin Europian nuk u bëhet vonë për akuzat ndaj Artan Grubit

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 18, 2024, 01:12

Pavarësisht akuzave të Prokurorisë ndaj Artan Grubit, partitë politike, pjesë e Frontit Europian për momentin nuk kanë plan të distancohen nga BDI-ja. Ziadin Sela thotë se asnjëherë nuk ka qenë i varur nga veprimet e dikujt ndërsa atë që po ndodh në BDI e cilëson si problem i brendshëm i tyre. Ai tha se veprimet e Grubit s’mund të ndikojnë në ASH. Sela i bëri thirrje Grubit që të paraqitet para drejtësisë.

“Aleanca për Shqiptarët kurrë veprimin e vet politik nuk e ka bazuar te dikush tjetër. Duhet ndarë këto gjëra. Ne jemi në koalicion bashkë me shumë subjekte politike në kuadër të Frontit Europian dhe nuk ka se kjo të ndikojë te ASH. Çdoherë kemi qenë vetvetja dhe do të vazhdojmë të jemi vetvetja”, deklaroi Ziadin Sela, ASH.

Aleanca vazhdon me Frontin Europian apo jo?

“Po natyrisht”, u përgjigj Sela.

Kreu i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi, ka dyshimet e tij në drejtësinë e vendit. Shprehet se duke pasur parasysh fjalorin e deritanishëm të Qeverisë, mund të ketë hapësirë për revanshizëm. Fronti Europian tani duhet të jetë më i bashkuar se sa para zgjedhjeve tha Rexhepi.

“Është çështje personale e tij. Unë personalisht konsideroj që çdokush duhet të rrijë në vendin e tij dhe në kohën që ke shfrytëzuar të gjitha beneficionet në të qenit këtu, duhet edhe të rrish në përgjegjësi, duke mos paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e tij. Konsideroj që çdokush duhet të ballafaqohet por besoj që herët ose vonë do të kthehet të ballafaqohet derisa të krijohet një klimë e cila do të jetë vërtetë objektive për trajtimin e rastit të tillë sepse ne e dimë se Qeveria po bënë gjuajte shtrigash ndaj individëve dhe jorastësisht e përdorë për qëllime politike ditore”, u shpreh Skender Rexhepi – LP/FE.

Kontaktuam edhe kreun e PDT-së, Bejxhan Iljas. Ai tha se nuk largohet nga Fronti Europian ndërsa zhvillimet brenda BDI-së i cilësojnë si probleme brendapartiake. Tentuam të biem në kontakt edhe me deputetin Salih Murat, por i njëjti nuk ishte i disponueshëm në telefon. Kujtojmë se nga Fronti Europian, para pak muajsh u tërhoq PDSH-ja e Menduh Thaçit. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_0896
Teoritë konspirative për zjarret në Los Angeles: Plan për krijimin e një qyteti të ri nga Inteligjenca Artificiale
IMG_0894
Alarm portokalli: Javën e ardhshme temperaturat do të bien deri në minus 10 gradë
IMG_0893
Sela: Servilizmin nuk e kemi as traditë e as zakon
IMG_0885
Burrë e grua humbën jetën në zjarr në RMV
IMG_0871
Nis zgjerimi i rrugës Tetovë-Prizren
IMG_0870
Rruga në Vizbeg e gjitha me baltë nga shiu e bora