Trendy

Pas 27 vitesh pritjeje, identifikohet Salih Mëziu, djali i tij: Zemrat tona mbeten të thyera

Para 1 orë

Gazeta Sinjali ka raportuar sot ekskluzivisht se është identifikuar edhe personi i tretë nga 23 mbetjet mortore të zhvarrosura së fundmi në Mitrovicë dhe se bëhet fjal për Sali Mziun, me profesion bujk.

Tomor Mëziu ka njoftuar se pas më shumë se 27 vitesh pritjeje janë identifikuar eshtrat e babait të tij, Salih Mëziut, njërit prej 10 pjesëtarëve të familjes Mëziu nga Marina e Skenderajt, të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi, Tomori ka ndarë lajmin për identifikimin, duke thënë se familja për më shumë se dy dekada ka jetuar mes ankthit, shpresës dhe dhimbjes, pa e ditur se ku prehej babai i tij.

“Për kaq gjatë kemi jetuar me ankthin, shpresën dhe dhimbjen e pritjes, duke mos ditur se ku prehej i baba ynë”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë të ditur se familja vazhdon të presë identifikimin edhe të pjesëtarëve të tjerë të familjes, me shpresën që pas kaq vitesh të mund t’u japë atyre lamtumirën e fundit.

Familja Mëziu është në pritje të përfundimit të procesit të identifikimit të pjesëtarëve të tjerë, ndërsa familjarët kanë thënë se janë në koordinim me institucionet kompetente.

Trending