Trendy

Pas largimit të 5 mijë ushtarëve nga Gjermania, SHBA pritet të reduktojë forcat edhe në baza të tjera në Evropë

Para 58 minuta

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të përshpejtojnë tërheqjen e forcave të tyre ushtarake nga bazat në Evropë dhe pritet t’ua paraqesin propozimet aleatëve të NATO-s muajin e ardhshëm, raportoi gazeta gjermane Welt am Sonntag, duke cituar një burim të paidentifikuar nga Pentagoni.

Në maj, Uashingtoni njoftoi planin për tërheqjen e 5 mijë trupave nga Gjermania, një lëvizje që shihet gjerësisht si pasojë e mosmarrëveshjeve mes presidentit amerikan Donald Trump dhe aleatëve evropianë lidhur me luftën në Iran. Gjermania strehon rreth 35 mijë trupa amerikane, më shumë se çdo vend tjetër evropian.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes bëri të ditur në atë kohë se procesi i tërheqjes do të përfundonte brenda 6 deri në 12 muajve.

Gazeta nuk specifikon se sa shpejt do të realizohet tërheqja apo cilat baza do të preken. Megjithatë, sipas raportimit, SHBA-ja do t’ua paraqesë planet aleatëve gjatë samitit të ardhshëm të NATO-s.

Trending