Uncategorized

Pas vrasjes në Debresh, banorët kërkojnë dënim maksimal për dorasit dhe dëbimin e familjeve të tyre nga fshati

July 29, 2024, 02:07

Pas vrasjes së të riut në Debresh të Vrapçishtit, familjarët e viktimës dhe banorët e tjerë kërkojnë dëbimin e familjes së dorasëve nga fshati. Kjo kërkesë u bë në një protestë paqësore të mbajtur mbrëmë përmes së cilës kërkuan që dorasit të marrin dënimin maksimal.

“Jemi mbledh sot për të protestuar në mënyrë paqësore, pra paqësore ju lutem, të marshojmë për në qendër të fshatit dhe pastaj vazhdojmë rrugës poshtë. Çdo koment është i tepërt, secili me dorën në zemër e di këtë rast. Andaj shpresojmë në organet e drejtësisë që dorasi ta merr dënimin e duhur. Andaj sot shprehim revoltën tonë në mënyrë paqësore”, tha Adem Karimani, familjar i viktimës.

A kërkoni edhe shpërngulje nga fshati, a është protesta me atë qëllim.

“Po po, kërkojmë të shpërngulen, po”.

Ndryshe, javë më parë, në orët e mbrëmjes, pas një zënke verbale mes të viktimës, 35 vjeçarit, me iniciale R.K, dhe vëllezërve B.V, dhe J.V, për një çështje banale, dy vëllezërit largohen nga vendi, dhe kthehen të armatosur me pistoletë e kallashnikov, duke shtënë nga vetura në drejtim të 35 vjeçarit i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes në oborrin e shtëpisë së tij. Për këtë rast policia ka arrestuar tre vëllezërit nga fshati Debresh. /Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_2590
Durmishi: Ligj i ri për punësimin sezonal – më shumë mundësi për studentët dhe lehtësime për bizneset
123b23a184fceb1135fc56b604602fb1
Durmishi: Kjo Qeveri ka rritur pagat aty ku preket qytetari – në arsim, shëndetësi…
Halil-Snopce
Snopçe: S’ka vendim për grupin parlamentar të VLEN-it, ende veprojmë bashkë
IMG_2569
Motiçikleta del nga rruga në mes fshatrave Kopanica dhe Bojanë, shoferi vdes në vend, pasagjeri lëndohet rëndë
IMG_7459
Adnan Azizi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: 20 vite në pushtet, Zajazi i tij pa kanalizim
IMG_2563
Arrestohet Dardan Molliqaj