Pasi i “paketoi” dy skuadrat madrilene, radha e “Zonjës së Vjetër” për ta njohur Zhegrovën

Para 7 muaj

Kanali Sport 3 në platformën gjigante Art Motion, sonte me fillim në orën 21:00, sjell magjinë e futbollistit më të mirë shqiptar të momentit.

Edon Zhegrova me skuadrën e Lille, janë nikoqirë të skuadrës më të trofeshme italiane, Juventus.

Të dyja ekipet në tri ndeshjet e para të UEFA Champions League, kanë nga dy fitore e një humbje, raporton Klankosova.tv.

Reprezentuesi i Kosovës i cili shkëlqeu në dy ballafaqimet kundër madrilenëve, tani është gati për një tjetër super shfaqje.

Në duelin me Real Madridin, ylli i Kosovës u zgjodh lojtari i ndeshjes, kurse Atleticos i shënoi një ‘euro gol’.

Nga ana tjetër ekipi nga Torino i mposhti holandezët e PSV Eindhoven dhe gjermanët e Leipzig, njofton KlanKosova.tv.

Lille – Juventus transmetohet me komentim të Andi Shabanit.