Kosove

Përjashtimi i nxënëses me shami nga gjimnazi në Pejë, Prokuroria nis hetimet ndaj drejtorit të shkollës

Autori

Autori

Portali Tetova

September 23, 2024, 02:09

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet ndaj drejtorit të gjimnazit “ Bedri Pejani” në Pejë, Musa Nikçi për të parë nëse ka elemente të veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, lidhur me largimin nga shkolla të një nxënëse për shkak të vendosjes së shamisë.

Një nxënëse e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë është përjashtuar nga mësimi me vendim të drejtorit të shkollës për shkak të vendosjes së shamisë.

Zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar për Insajderin se një prokurori është angazhuar që të merret me rastin.

“Pasi kemi pranuar informatat përmes email-it zyrtar për rastin në fjalë, çështja i është ndarë një prokurorit të shtetit , i cili do ta trajtoj rasti se a ka elemente të veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, nga neni 190 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Pasi t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme, atëherë prokurori i shtetit do vendos lidhur procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në përgjigje dhënë Insajderit.

Lidhur me këtë ngjarje, Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi ka kërkuar shfuqizimin e udhëzimit administrativ që ndalon uniformën fetare në shkolla. Këtë kërkesë, imami Labinot Maliqi e ka bërë pasi një 18 vjeçare nga Peja është përjashtuar nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë në shkollë.

Në një konferencë për media, Maliqi ka kërkuar që ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të ndërmarrë masa ndaj këtij institucioni arsimor.

Ai ka thënë se një nxënëse është përjashtuar nga shkolla “Bedri Pejani” në Pejë, me vendim të drejtorit të shkollës.

“Aktualisht jemi në javën e katërt që nxënësja A. D. 18 vjeçare, nga gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë, ka mbetur në shtëpi. Pasiqe ajo u largua nga shkolla më 2 shtator, pa një vendim zyrtar, ditën e parë të vitit të ri shkollor, për shkak të bartjes së shamisë, me urdhër të drejtorit Musa Nikçi, dhe ky largim u bë pa ndonjë vendim zyrtar. Kjo vajzë nuk i ka bërë keq askujt, përveq që dëshiron të arsimohet si çdo nxënëse tjetër”, tha ai.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi

Më shumë nga kategoria

IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
IMG_1379
Vërshime në Tetovë: U bllokua furgoni me 11 pasagjerë, uji ka hyrë në disa shtëpi!
IMG_1359
Refuzohet kallëzimi penal ndaj prokurores Fatime Fetai
IMG_1349
Ahmeti thirrje VLEN-it: Ejani bashkë ta ndalojmë poshtërimin që po na e bën Mickoski (Video)
Angela-Aggeler
Ageler: Maqedoninë e Veriut e presin shumë sfida
IMG_1346
Kupa sjell përballje ndërmjet dy Shkëndijave
IMG_1339
Shtetas kosovar i dyshuar për pengimin e një operacioni policor në Maqedoni – këto janë detajet

DIASPORA