Trendy

Pesë linja të reja ajrore me subvencione shtetërore – Shkupi e Ohri lidhen me qytete të reja evropiane

Para 3 muaj

Me subvencione nga shteti po nisin edhe pesë linja të reja ajrore. Në Aeroportin e Shkupit, nga 6 prilli i vitit të ardhshëm, do të ketë fluturime nga Napoli dhe Budapesti, ndërsa në Aeroportin e Ohrit nga 28 qershori do të ketë fluturime nga Katovica, Vroclavi dhe Milano – njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, së bashku me Jozsef Varadin, drejtorin ekzekutiv të kompanisë “Wizz Air”.

Nikolloski bëri të ditur se “Wizz Air” nga viti i ardhshëm në Aeroportin e Shkupit do të ketë flotë të përhershme me gjashtë aeroplanë dhe do të zëvendësojë avionët ekzistues “Airbus A320” me “Airbus A321neo”.

Numri i 200 të punësuarve nga Maqedonia në këtë kompani ajrore planifikohet të rritet edhe për 100 të tjerë. Sipas Nikolloskit, kompania do të rrisë kapacitetin e pasagjerëve për rreth 50 për qind nga viti i ardhshëm dhe do të ofrojë 3.300.000 ulëse për Maqedoninë.

Trending