Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska thotë se nuk ka mundësi që statusi i ish-pjestarëve të UÇK-së të zgjidhet me Ligjin për Branitellat, përcjell TV21. Petrovska tha se këtë nuk e lejon as aspekti formal dhe juridik.
“Jo! Sepse ky ligj është për të drejtat e pjesëtarëve të shërbimeve të sigurisë, të forcave, kërkoj falje. Në këtë ligj absolutisht dihet se cili është qëllimi, kështu që ajo çështje edhe në aspektin formalo juridik apo si të doni, nuk mund të përfshihet”, pohoi mes tjerash Petrovska./tv21.tv