Pjesë të tri fshatrave në rajonin e Tetovës nesër do të mbesin pa furnizim me energji elektrike për shkak të aktiviteteve të planifikuara në rrjetin distributiv, përcjell tetova1
Sipas orarit të ndërprerjeve të planifikuara, më 17.06.2026 (e mërkurë), pa energji elektrike do të jenë:
1. Bërvenica
- Periudha: nga ora 09:00 deri në ora 14:00
- Zona e përfshirë: një pjesë e fshatit Bërvenicë, pranë autolarjes në hyrje të fshatit.
2. Piroku
- Periudha: nga ora 09:00 deri në ora 14:00
- Zona e përfshirë: një pjesë e fshatit Pirok.
3. Bogovina
- Periudha: nga ora 09:30 deri në ora 14:00
- Zona e përfshirë: një pjesë e fshatit Bogovinë.
Shërbimet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve të këtyre vendbanimeve që t’i planifikojnë me kohë aktivitetet e tyre dhe të shkëpusin nga rrjeti pajisjet elektrike të ndjeshme, në mënyrë që të shmangen dëmtimet e mundshme gjatë rikthimit të tensionit elektrik./tetova1.mk










