Maqedoni

Polici që hodhi flamurin shqiptar shpallet i pafajshëm

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 27, 2024, 01:12

Asnjë përgjegjësi nuk është konstatuar dhe nuk ka pasur shkelje të procedurave standarde të funksionimit nga polici që në ditën e Flamurit Shqiptar, në Kumanovë e hoqi flamurin shqiptar nga shtiza. Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ndërsa ka thënë se është mbyllë procedura hetuese ndaj policit nga Kumanova. “Një hetim është hapur nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm. Në kuadër të veprimeve hetuese – nuk është konstatuar se ka bërë shkelje të një procedure në MPB. Me këtë mbyllet procedura për zyrtarin policor”, tha Toshkovski.

Pas kësaj deklarate, ashpër ka reaguar BDI e Ali Ahmetit. Vendim skandaloz e ka quajtur BDI, ndërsa thonë se pafajësia e policit huligan nga Kumanova është akt i turpshëm dhe një shenjë e qartë e legalizimit të diskriminimit ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për të mbyllur rastin e policit që poshtëroi Flamurin Kombëtar Shqiptar pa asnjë përgjegjësi apo masë ndëshkuese është një akt i turpshëm dhe një shenjë e qartë e legalizimit të diskriminimit ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ky veprim tregon dështimin total të institucioneve për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve dhe për të garantuar respektimin e të drejtave themelore. Përgjegjësia për këtë situatë nuk mbetet vetëm tek hakmareja etnike apo tek ministri Pançe Toçkovski, por edhe tek përfaqësuesit shqiptarë brenda qeverisë, të cilët me manipulimet e tyre të vazhdueshme dhe premtimet e rreme kanë tradhtuar interesat e shqiptarëve. Zëvendësministri dhe përfaqësuesit shqiptarë të zgjedhur nga VMRO-DPMNE , që sot janë pjesë e kësaj qeverie kanë treguar paaftësi totale për të përfaqësuar dhe mbrojtur komunitetin e tyre, duke u bërë garantues të padrejtësisë dhe diskriminimit”, thonë në BDI.

Heshtja e tyre përballë këtij akti dhe shumë veprimeve të tjera diskriminuese, vijon më tej reagimi, është një turp i madh dhe një tradhti ndaj interesave kombëtare të shqiptarëve.

“Në vend që të jenë mbrojtës të shqiptarëve, ata janë bërë vegla të pushtetit që në mënyrë sistematike poshtëron simbolet dhe dinjitetin tonë kombëtar. Kjo situatë nuk mund të tolerohet më. Shqiptarët janë lodhur nga manipulimet, premtimet boshe dhe tradhtitë e përfaqësuesve të tyre, të cilët vazhdojnë të veprojnë për interesa personale në vend që të mbrojnë të drejtat dhe interesat e komunitetit të tyre. Të gjithë ata që janë pjesë e kësaj padrejtësie do të mbajnë përgjegjësi përpara shqiptarëve dhe historisë”.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_2078
Ish hetuesi i krimeve të rënda, tani avokati, një prej kandidatëve me serioz për Kuvendin e Kosovës
0497522f-7525-4415-8b39-4dea7d92b3e6
Memishi: Mbi pesë milionë denarë restaurojmë rrugen “Papuxhiska” në çarshinë e Shkupit
Ali Ahmeti
Ahmeti: Nëse dikush shkon në Bullgari e dikush në Shqipëri, kujt do ja lëmë këtë vend?
Micko-Rusi
Mickoski takon familjen Rusi nga Dibra në SHBA
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur