Më 10 gusht 2025, në orën 03:20, J.S. nga fshati Kopanicë i Tetovës ka raportuar pranë SPB Tetovë se anëtarja e familjes së tij, S.S. (30), e hospitalizuar një ditë më parë në Repartin Infektiv të Spitalit Klinik Tetovë, ka ndërruar jetë papritmas.
Sipas deklaratës së tij, e ndjera ishte pranuar për trajtim në orën 19:00 të datës 09.08.2025, por sipas pretendimeve të familjes, nuk i është ofruar ndihma mjekësore e duhur, gjë që dyshohet se ka ndikuar në fatalitetin e saj.
Policia nga SPB Tetovë ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka formuar një ekip hetimor, i cili punon në bashkëpunim me prokurorin publik për të zbardhur rrethanat e vdekjes.
Hetimi vazhdon për të sqaruar nëse ka pasur neglizhencë në trajtimin mjekësor dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së S.S.-së.





