Me datë 17.10.2024, në periudhën prej orës 05.00 – 08.00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, kanë marrë masa dhe aktivitete lidhur me funksionimin e transportit publik pa licencë, të dënueshme nga neni 284-a të KP të RMV-së.
“Në orën 07:00 në rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Diellit, afër fshatit Rasadisht është ndaluar automjeti i pasagjerëve “Volkswagen” me targa të Tetovës, i drejtuar nga N.O (42) Shipkovica, dhe automjeti i pasagjerëve “Citroen” me targa të Tetovës, i drejtuar nga D.Sh (33) nga fshati Shipkovicë, për shkak të organizimit të transportit publik për nxënës pa licencë”.
“Pas dokumentimit të rasteve do të pasojnë parashtresat përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.