MPB njofton se më 13.03.2026 rreth orës 15:20, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Adem Demaçi” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një motoçiklete “Piaggio Beverly” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.L. (18), një veture “Fiat” të drejtuar nga D.T. (20) dhe një veture “Peugeot 307” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.B. (35), të gjithë nga Shkupi.
Në aksident, motoçiklisti ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë.
Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.










