Maqedoni

Policia shqiptare ndalon kontrabandën e armëve dhe dokumenteve të falsifikuara që do të përfundonin në Maqedoni të Veriut

March 5, 2025, 01:03

Policia shqiptare ka finalizuar operacionin policor të koduar “Organizatori”, ku janë arrestuar tre persona nën akuzën për tregti armësh dhe falsifikim dokumentesh, të cilat do të përfundonin në territorin e Maqedonisë së Veriut.

“Gjatë kontrollit të një automjeti u gjetën tre armë zjarri të tipit ‘kallashnikov’, 3.320 fishekë luftarakë si dhe granata, për të cilat hetimet tregojnë se ishin të destinuara për kontrabandë në Maqedoninë e Veriut. Në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve u gjetën dhe u sekuestruan 20 dokumente të falsifikuara, përfshirë pasaporta, karta identiteti dhe leje qëndrimi shqiptare, bullgare dhe maqedonase, si dhe pajisje të përdorura për këtë aktivitet kriminal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të arrestuarit janë: Dimitër Peçini (59) nga Elbasani, organizatori kryesor, Elban Çoniku (52) nga Gramshi dhe Artan Lila (47) nga Elbasani, të cilët do të përgjigjen për tregti të paligjshme armësh dhe falsifikim dokumentesh.

Operacioni policor u finalizua pas një hetimi katërmujor, duke përdorur metoda speciale nga sektori i hetimeve për krime ekonomike dhe nga njësia për hetimin e tregtisë së paligjshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Elbasan.

Hetimet vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit dhe në bashkëpunim me autoritetet maqedonase për të identifikuar dhe ndjekur penalisht persona të tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
izetmexhitilajm-696x473
24 Vjet nga Fillimi i Luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” – Izet Mexhiti: “Sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë”
IMG_8940
Nga nesër në mesnatë përfundon detyrimi për pajisje dimërore në automjete
IMG_8937
Aliber Zeqiri emërohet komandant i Stacionit Policor në Kamjan të Tetovës
IMG_8936
Fetai takoi drejtorin e NDI-së Dejvid Sir
IMG_8934
Të shtëna me armë në lagjen Dyqanxhik të Shkupit
IMG_8933
Mickoski: Po punojmë për një mega investim në infrastrukturë dhe shëndetësi prej disa miliarda eurosh