Psikiatër, ateist, urrente islamin: Kush është i dyshuari për sulmin në tregun e krishtlindjeve dje në Magdeburg?

Para 4 muaj

I dyshuari i arrestuar për sulmin e mbrëmshëm në Magdeburg të Gjermanisë, Taleb A., ishte psikiatër i lindur në Arabinë Saudit.

DW shkruan se ai ishte një ateist që e urrente islamin.

Madje, ai mendonte të shpëtonte Gjermaninë nga islamizimi.

Sioas informacioneve të para, Taleb A. , ishte mjek 50-vjeçar i psikiatrisë dhe psikoterapisë në Bernburg.

I dyshuari kishte lindur në Arabinë Saudite, kurse në Gjermani kishte ardhur në vitin 2006 për të vazhdua shkollimin e tij.

Mediat gjermane tregojnë se i njëjti se në rrjete sociale ai e urrente islamin.

Madje, në profilin e tij në rrjetin “X”, ai e quante veten “kritikun më agresiv të islamit në histori”.

Po ashtu, në postimet e tij ai shprehte simpati për partinë AfD në Gjermani, e cila është subjekt politik i ekstremit të djathtë.

Si pasojë e përplasjes se makinës, që e drejtonte i dyshuari, në një turmë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë, kanë vdekur dy persona dhe mbi 60 të tjerë janë lënduar.