Maqedoni

PTHP ndërmerr masa ndaj Grubit dhe Bexhetit, nuk jep detaje nga procedura

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 30, 2025, 02:01

Prokuroria vepron ndaj çështjes së gjykatësit Enver Bexheti dhe ish zv.kryeministrit të arratisur Artan Grubi, pasi që të dy u përfshinë në listën e zezë amerikane për shkak të dyshimeve për korrupsion, shkruan Alsat.

Megjithatë, prokuroria nuk po jep detaje për atë që është zbuluar deri më tani nga organet vendore hetimore.

“Në këtë rast veprohet sipas informacioneve të marra dhe po ndërmerren më shumë veprime për verifikimin e të gjitha rrethanave, por duke pasur parasysh fazën në të cilën ndodhet procedura, nuk mund të ndajmë më shumë detaje”, thonw nga Prokuroria.

Për kryetarin e Shoqatës së gjykatësve Ivan Xholev, është e qartë se çdo gjykatës i përfshirë në skandal korruptiv duhet të mbajë përgjegjësi, por thotë se nuk ka detaje të mjaftueshme për këtë rast konkret.

“Nuk kam informacione të mjaftueshme për momentin për të dhënë përgjigje të saktë, jam dakord që kushdo që ka bërë gabim, që është kapur në ndonjë lloj korrupsioni apo veprim të kundërligjshëm, duhet të sanksionohet, por në këtë moment, unë nuk kam informacione të mjaftueshme për rastin”, tha Igor Xholev, kryetar i Shoqatës së gjykatësve.

Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti përfunduan në listën e zezë amerikane për shkak të dyshimeve për përfshirje në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të prishur procedurat gjyqësore në lidhje me ish-kreun e DSK-së, Sasho Mijallkov. Ambasadorja amerikane në vend tha se SHBA-të posedojnë prova për aktivitetet e tyre korruptive dhe pas kësaj prokuroria vendase ka hapur rast, por deri më tani nuk ka epilog nga ky hetim.

Në vitin 2023 ishte temë në Këshillin gjyqësor edhe gjykatësi Enver Bexheti dhe më pas anëtarët e këshillit konstatuan se çështjen “Target-Fortesa” me përgjimin masiv Bexheti e kishte mbajtur në sirtar kohë të gjatë, e cila më pas u vjetrua dhe në të cilën Mijallkov ishte i dyshuari kryesor.

Mirëpo, përkundër lëshimit të konstatuar, Bexheti është dënuar vetëm me gjobë. Kryetari i ri i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski, tani ka thënë se nuk i lejohet të zbulojë nëse është nisur sërish iniciativë për t’i kërkuar llogari Bexhetit pasi ai përfundoi në listën e zezë për dyshimet për korrupsion që e kanë lidhur sërish me Sasho Mijallkovin./ Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_4947
Vardari refuzon kërkesën e Ballistëve: Nuk jeni të mirëseardhur!
IMG_4717
Pal Dreshaj, presidenti i skuadrës shqiptare në Mal të Zi që e dërgoi në majat e suksesit
IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës

Më shumë nga kategoria

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_5219
Familja e Frosinës udhëhoqi protestën: “Paratë e pista – pasoja vdekjeprurëse”
IMG_5217
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, Trump uron presidenten Osmani
IMG_5211
“Kemi ndërmarrë masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike për arrestimin e Emin Bajramit” – thonë nga VLEN-i
IMG_5201
Izet Mexhiti nderoi Dëshmorët e Lirisë. Vendosi lule pranë Shqiponjës së UÇK-së në Fushë Tophanë
IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_5192
Nisma e BDI-së për reforma dhe veting brenda partisë ka shkaktuar përqeshje dhe ironi nëpër rrjetet sociale