Trendy

Punëtor nga Xhepçishti bie nga skela – dërgohet me urgjencë në Shkup, MPB nis hetimet

Para 8 muaj

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se më 04.07.2025, rreth orës 14:00, nga Spitali Klinik i Tetovës është raportuar një rast i rëndë i lëndimit në vendin e punës. Sipas raportit zyrtar, një punëtor kishte rënë nga skela gjatë kryerjes së punimeve, duke pësuar lëndime serioze.

Personi i lënduar ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Tetovës, por për shkak të gjendjes së rënduar është transferuar si rast urgjent në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup për trajtim të mëtejshëm.

Pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse të SPB Tetovë kanë reaguar menjëherë dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për N.O. nga fshati Xhepçishtë.

MPB njofton se janë ndërmarrë masa hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit, përfshirë shkaqet e rënies, sigurinë në vendin e punës dhe përgjegjësinë eventuale të subjektit punëdhënës. Hetimet janë në vijim.

Trending