Trendy

Qamili: Të rinjtë janë e tashmja e Tetovës

Para 43 minuta

Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka zhvilluar një bashkëbisedim me nxënës, studentë dhe profesorë, në kuadër të panelit “Pse ikin të rinjtë”. Në panel është diskutuar roli i komunës në krijimin e mundësive më të mëdha për të rinjtë dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e qytetit.

Qamili theksoi se të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja e Tetovës, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në proceset vendimmarrëse dhe në jetën publike.

Ai bëri të ditur se synimi është që komuna të jetë një institucion ku idetë e të rinjve dëgjohen, vlerësohen dhe mbështeten, me fokus në arsim, kulturë, sport dhe sipërmarrje.

Sipas Qamilit, krijimi i më shumë mundësive për të rinjtë është i rëndësishëm që Tetova të jetë një qytet ku ata shohin perspektivë, ndërtojnë të ardhmen dhe kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

“Sepse Tetovën nuk mund ta ndërtojnë vetëm institucionet. Ajo ndërtohet së bashku, me idetë, energjinë dhe guximin e rinisë sonë”, ka shkruar Qamili.

Trending