Trendy

Qëllohet për vdekje një polic në shqipëri gjatë një operacioni për kapjen e një të kërkuari

Para 2 javë

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë, në Bashkinë Maliq.

Polici i Shqiponjave Enea Mekolli humbi jetën dhe efektivi Edison Adri mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes me armë me shtetasin Violand Braçellari, i cili gjithashtu mbeti i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, pas sinjalizimeve se i kërkuari fshihej në zonë, agjentë të Policisë së Korçës janë nisur drejt Podenës për ta arrestuar. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka hapur zjarr ndaj forcave të policisë, duke lënë të vdekur një efektiv të forcave “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe duke plagosur kolegun e tij.

Trending