Pasditen e sotme në seancë plenare të Kuvendit, Propozim- ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ka kaluar leximin e parë.
Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku tha se ky është një ligj i rëndësishëm, bazuar në regjistrimin e popullsisë, trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve dhe konform cilësive të tyre.
“Ligji garanton mundësi të barabarta për komunitetet më të vogla që të kenë të gjitha të drejtat në të gjitha nivelet. Ligji garanton të drejtat e qytetarëve”, ka thënë Qoku, duke u bërë thirrje deputetëve të lënë mënjanë kalkulimet dhe ta mbështesin këtë propozim- ligj.
Më parë edhe Komisioni parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive mbajti debat publik mbi Propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, në lexim të parë i cili sillet në procedurë të rregullt.










