Trendy

Qoku: Protestat tregojnë se shoqëria shqiptare nuk është dorëzuar

Para 1 orë

Deputeti Bekim Qoku ka shprehur optimizëm për të ardhmen e Shqipërisë, duke theksuar se protestat qytetare janë shenjë e një shoqërie aktive që vazhdon të besojë te ndryshimi.

Sipas tij, Shqipëria mbetet shteti amë i të gjithë shqiptarëve, ndërsa zhvillimet në vend ndiqen me interes dhe përkujdesje nga shqiptarët kudo që jetojnë.

Qoku vlerësoi se, në një kohë kur shumë qytetarë deklarojnë se duan të largohen për shkak të mungesës së perspektivës, protestat përbëjnë reagimin më normal dhe më demokratik. Ai theksoi se këto tubime dëshmojnë se ende ka njerëz që besojnë se e ardhmja mund të ndërtohet në vendin e tyre.

“Një shoqëri që ngre zërin, kërkon llogari dhe angazhohet për të ardhmen e saj është një shoqëri me shpresë dhe potencial”, ka shkruar Qoku.

Trending