Trendy

Radev: Bullgaria do të ndaloj furnizimin me armë për Ukrainën

Para 6 orë

Bullgaria nuk do ta furnizojë më me armë Ukrainën, ka deklaruar kryeministri bullgar, duke bërë thirrje për “kërkimin e një zgjidhjeje diplomatike” për t’i dhënë fund luftës, raporton Euronews.

Bullgaria, e cila është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Europian, i ka ofruar ndihmë ushtarake Ukrainës qyshse Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë më 2022.

Ndërsa industria bullgare e mbrojtjes do të mbetet një nga furnizuesit kryesorë të municioneve të destinuara për në Kiev, kryeministri Rumen Radev ka deklaruar se qeveria “po i jep fund ofrimit të armëve Ukrainës nga ushtria bullgare”.

 

Trending