Trendy

Radev nuk dëshiron takim me Mickoskin: Nuk kemi më çfarë t’i themi njëri-tjetrit

Para 2 orë

Autoritetet në Shkup po mbjellin gjuhë urrejtjeje, po tregojnë intolerancë dhe po e përdorin historinë si mjet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Udhëheqja politike e vendit po vepron me kokëfortësi kundër interesit të qytetarëve të vet për integrim më të shpejtë evropian, deklaroi sot presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

Ai rikujtoi se Bullgaria ka insistuar për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut pikërisht për të mbrojtur të drejtat e tyre.

“Atëherë isha i vetëm kundër të gjithëve. Arrita t’i bind të gjithë liderët evropianë që ta kuptonin problemin e respektimit të të drejtave të njeriut, në mënyrë që në kornizën negociuese të përfshihej zgjidhja më e drejtë – përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë dhe zbatimi i Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, veçanërisht i protokollit të dytë”, deklaroi Radev.

Ai theksoi se kohët e fundit ka vërejtur luhatje në qëndrimet e disa liderëve evropianë lidhur me këtë çështje, gjë që, sipas tij, është vënë re edhe gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Mal të Zi.

“Tani më duhet sërish të bëj përpjekje për t’i bindur se ku dhe si duhet të qëndrojë Evropa, si një bashkësi që duhet t’i mbrojë interesat e të gjithë qytetarëve të saj. Ka luhatje në qëndrimet e një numri liderësh evropianë, të cilat u shfaqën në periudhën kur unë nuk isha aktiv në proceset e BE-së. Dikush nuk e ka bërë punën e vet. Tani duhet t’i bind përsëri liderët e BE-së se konsensusi i arritur në korrik të vitit 2022 duhet të respektohet. Dhe këtë do ta bëj”, tha ai.

I pyetur për djegien e dy automjeteve diplomatike para Ambasadës së Bullgarisë në Shkup dhe nëse ekziston mundësia për një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Radev ishte i prerë se një takim i tillë nuk është i mundur.

“Nuk ka vend për një takim të tillë sepse problemi nuk është dypalësh. Mickoski ka problem me Bashkimin Evropian. Nuk ka vend për një takim të tillë sepse problemi nuk është dypalësh. Mickoski ka problem me BE-në dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, prej tani e tutje, do të duhet ta bindë Bashkimin Evropian se i respekton të drejtat e njeriut dhe se mund të garantojë sigurinë e të gjitha misioneve diplomatike në territorin e saj”, deklaroi Radev.

Ai shtoi se problemi më i madh është se incidente të tilla jo vetëm që nuk dënohen nga udhëheqja aktuale politike, por, sipas tij, edhe nxiten dhe përdoren gjatë fushatave zgjedhore.

Trending