Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist, foli për protestat e fundit, sulmet digjitale dhe ndikimin e faktorëve të jashtëm në zhvillimet politike dhe shoqërore në vend.
Rama deklaroi se sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë kanë ardhur nga Irani dhe se, sipas tij, një pjesë e përmbajtjes digjitale që shoqëroi zhvillimet e fundit është prodhuar nga burime të huaja.
“Shkulja e flamurit të Izraelit u nxit nga agjentura të huaja. Bilanci i fundit të qershorit tregoi se, për herë të parë pas shumë vitesh, rritja e turizmit u ndal. Duke u treguar shqiptarëve se po ndodhte kjo, nuk më shkoi mendja të akuzoja protestues të sinqertë si bashkëpunëtorë të Iranit”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se nuk duhet të ketë një përzierje mes qytetarëve që shprehin pakënaqësi dhe veprimeve të aktorëve që, sipas tij, synojnë të dëmtojnë interesat e shtetit.
“Përqindja më e madhe e përmbajtjes digjitale u prodhua në këto vende. As më ka shkuar ndërmend se mund të jetë shpallja e protestuesve si armiq”, u shpreh ai.
Rama u ndal edhe te rezultati i zgjedhjeve dhe përgjegjësia që, sipas tij, sjell mbështetja e madhe e marrë nga qytetarët.
“Shkulja e flamurit të Izraelit u nxit nga agjentura të huaja. Bilanci i fund qershorit, tregoi se për herë të parë pas shumë vitesh, rritja e turizmit stopoi. Duke i treguar shqiptarëve se po ndodhte kjo, nuk më shkoi mendja të akuzoi protestues të sinqertë si bashkëpunëtorë të Iranit. Përqindja më e madhe e përmbajtjes digjitale u prodhua në këto vende. As më ka shkuar ndërmend se mund të jetë shpallja e protestuesve si armiq. Pas fitores së madhe që na dha 83 mandate e kam thënë në disa takime të brendshme me ju ajo fitore saç është bekim është edhe mallkim. Mallkim sepse pas besimit të madh, shqiptarët shohin tek ne shkakun e çdo gjëje që nuk shkon”, tha Rama.










