Trendy

Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

Para 4 javë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim dyditor në Pogradec, që zhvillohet sot dhe nesër.

Sipas burimeve të ndryshme, gjatë takimit është diskutuar për arritjen e objektivave nga drejtoritë dhe strukturat përkatëse.

“Në rast se nuk do të kemi arritjen e objektivave nga drejtoritë e ndryshme, mirë është që të japin dorëheqjen pa u nisur për në Tiranë”, raportohet, duke iu referuar informacionit të marrë nga burimet.

Nesër kryeministri, së bashku me drejtuesit e agjencive, pritet të bëjë një panoramë të proceseve që janë përcaktuar, si dhe të atyre që janë përfunduar.

Trending