Lajme

Ramadani: BDI është mësuar me dezinformata

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 25, 2025, 01:01

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Blerant Ramadani ka komentuar sondazhin e fundit dhe sipas tij ajo ishte mashtrim i BDI-së që u mundua ta paraqes në opinion se kinse në sondazhe ka besueshmëri më të madhe te shqiptarët. Ai thotë se pretendimet e BDI-së sot i demantoi edhe Instituti për Hulumtime Politike.

“Jemi dëshmitarë të një tentimit të ri të mashtrimit që na vjen nga ana e BDI-së, ku është zbuluar mënyra manipulative dhe e pasaktë se si ka përcjellë rezultatet e një ankete të realizuar nga UKIM (Instituti për hulumtime politike), duke pretenduar se gëzon përkrahjen më të madhe në opinionin publik.

Këto pretendime janë përgënjeshtruar në mënyrë të qartë nga vetë UKIM, duke dëshmuar se raportimi nga ana e BDI-së është një përpjekje për manipulim të fakteve dhe dezinformim të opinionit publik.

Është e papranueshme që një parti politike të shfrytëzojë emrin e një institucioni akademik të respektuar për të ndërtuar një narrativë të rremë politike. Demokracia jonë kërkon maturi, përgjegjësi dhe respekt për të vërtetën, jo propagandë dhe dezinformata.

Opinionit publik i duhet të ofrohet informacion i saktë dhe i bazuar në fakte, për të ndihmuar qytetarët të bëjnë gjykime të informuara dhe të ndërgjegjshme. Ne qëndrojmë fuqishëm përkrah transparencës, llogaridhënies dhe respektimit të së vërtetës si vlera bazë të shoqërisë sonë demokratike”, ka shkruar Blerant Ramadani.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_4666
Ndërron jetë në moshë të hershme doktoresha e re shqiptare nga Presheva
IMG_4661
SPB Tetovë: Vajza plagos babanë e saj teksa ai ishte në gjumë
IMG_4660
Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Ali Ahmetit nga politika
IMG_4658
Mexhiti: Sllovenia një partner i fuqishëm drejt avancimit tonë në BE
IMG_4657
Ibrahimi viziton Institutin e Mjekësisë të Transfuzionit, takohet me drejtorin Elezi
IMG_4656
Vrasja në Çair, paraburgim për 5 persona