Maqedoni

Rehabilitohet rruga rajonale nga Ohri deri në pikën kufitare Shën Naum me Shqipërinë

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

April 1, 2024, 07:04

Rruga rajonale që lidh qytetin e Ohrit dhe kalimin kufitar me Republikën e Shqipërisë në “ Shën Naum” do të rehabilitohet dhe riparohet nga ana e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH). Nga kjo ndërmarrje gjatë ditës së sotme kanë njoftuar se do të rehabilitohet rrugë me gjatësi prej 24 km me ç’rast rehabilitimi i kësaj rruge do të lehtësoj qarkullimin drejt kalimit kufitar dhe njëkohësisht do të ndikojë në zhvillimin e turizmit në këtë anë.

“Aksi rrugor Ohër – Shën Naum nuk është rehabilituar me dekada edhe pse është një rrugë e rëndësishëm në aspekt të turizmit, por edhe rrugë e cila na lidh me Republikën e Shqipërisë.

NPRRSH ka ndarë mjete dhe ka ndërmarrë aktivitete për riparimin dhe rehabilitimin e rrugës shtetërore R1301 në gjatësi prej 24.3 km. Kontraktor i punimeve është “Ilinden Strugë” së bashku me Institutin e rrugëve Veles, të cilët tashmë janë duke punuar dhe janë duke realizuar aktivitete ndërtimore, bëjnë pastrimin e trasesë, bëjnë riparimin dhe asfaltimin e gropave, përgatisin asfaltimin e pjesëve të caktuara të trasesë.
Vlera e investimit është 707.390.772,00 denarë, mjtete të siguruara nga buxheti i NPRSHS-së.
NDËRTOJMË PËR BREZAT E ARDHSHËM !”, njoftuan nga NP për Rrugë Shtetërore.

Ndryshe gjatë muajve të kaluar janë lëshuar në përdorim rrugët që lidhin vendin tonë me vendet fqinje, rrugë në të cilët me dekada nuk është investuar.

Drejtori Ejup Rustemi gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar ka lëshuar në përdorim rrugën nga Struga deri në kalimin kufitar Qafë Thanë me Republikën e Shqipërisë, rrugën nga Manastiri deri në kalimin kufitar Mexhiltli me Republikën e Greqisë, rrugën rajonale Shkup-Bllacë, Republika e Kosovës si dhe rrugën nga Kriva Pallanka deri në kalimin kufitar Deve Bair me Republikën e Bullgarisë.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_4313
Kurti shpërthen keq për opozitën: Çfarë hajvanash, ka kalu koha e hajvanatit
IMG_4302
Zv/kryeministri Mexhiti: Fitore me zemër cep më cep Kosovës!
IMG_4300
Kurti: Jemi fitues të zgjedhjeve, po vjen Qeveria Kurti 3!
IMG_4274
Grenell kërkon mbylljen e VOA dhe REL, Elon Musk e mbështet fuqimisht
IMG_4177
Albin Kurti del me thirrje të fundit, 2 orë para mbylljes së kutive!
IMG_4269
Maqedoni/ Arrestohet kamataxhiu, u ka dhënë para me kamatë edhe grave të moshuara