Maqedoni

Rexhepi: Kandidatët shqiptarë për president s’mund të kalojnë në raundin e dytë

Autori

Autori

Portali Tetova

February 20, 2024, 07:02

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejd, vlerëson se kandidatët shqiptarë për president nuk kanë asnjë gjasë të kalojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në intervistë për Alsat, Rexhepi tha se e vetmja mundësi që një shqiptar të bëhet president i Maqedonisë së Veriut, është zgjedhja e të parit të shtetit në Kuvend dhe jo në votime të drejtpërdrejta.

“Dihet që fushata presidenciale për partitë politike shqiptare është vetëm fushatë parlamentare dhe asgjë më tepër. As gjasa teorike nuk ka që kandidati shqiptar të kalojë në raundin e dytë. Rrethanat politike në Maqedoninë e Veriut janë të atilla që e bëjnë të pamundur që një kandidat shqiptar të kalojë në raundin e dytë. Është e pamundur nëse nuk ka vullnet edhe tek pala maqedonase. Përsëri do të kërkojmë të ketë ndryshime kushtetuese që kryetari i shtetit të zgjidhet në Kuvend. Në momentin që do të zgjidhet nga Kuvendi atëherë do të ketë marrëveshje edhe për president shqiptar sepse shqiptarët gjatë këtyre 30 viteve e kanë dëshmuar se kanë kapacitet të lartë për të qeverisur çdo institucion në këtë shtet. Mbetet i fundit posti i presidentit dhe do vijë edhe ai, herët apo vonë do të merret nga shqiptarët”, tha Rexhepi.

Ai sqaroi se partia e tij nuk do të garojë me kandidat të vetin në zgjedhjet presidenciale, ndërsa bëri të ditur se Kuvendi Qendror, do të vendosë javën e ardhshme cilin kandidat për president do ta mbështesë Lëvizja Populli.

“Do të vendosë Kuvendi Qendror, por me atë pjesë që do të bëjmë marrëveshje për zgjedhjet parlamentare gjithsesi se atë kandidat do ta përkrahim, qoftë i pozitës apo opozitës sepse nuk do të ishte as korrekte dhe as demokratike të bëjmë fushatë parlamentare me një subjekt ndërsa fushatë presidenciale me subjekt tjetër” , tha Rexhepi në intervistë për Alsat./Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

egrgre
Goli i Enis Bardhit, në garë për më të mirin në UEFA Nations League 2024
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë

Më shumë nga kategoria

IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
Screenshot-5-12-746x375
Nis verifikimi nëse ka fëmijë që nuk jetojnë në Kosovë e i marrin shtesat
vlen-logo-960x540
VLEN: BDI dhe LSDM nxitojnë të sjellin ligjin e “branitellave” për të shpëtuar nga korrupsioni politik
izet-mexhiti
Izet Mexhiti: Moratoriumi mbi çështjet etnike, jo i stilit Gruevski
459127001_914849010677482_6682109737744486797_n
Ja prishin 'tymin' drejtorit, Shkodran Tolaj 'fluturon' nga pozita
Saranda-Imeri1-768x512-1
Saranda Ymeri: Blerim Bexheti, kujt po i shet patriotizëm
Bashkimi_Gallate-780x470-1
Banori i Gallatës sulmon fizikisht dhe verbalisht gazetarin e Alsat-it

DIASPORA