Lajme

Rijat Shaqiri do jetë i dyti në listën e VLEN në njësinë 2 zgjedhore

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

April 2, 2024, 08:04

Rijat Shaqiri nga Hotla e komunës së Likovës është konfirmuar në Kuvendin e ASH si kandidat për deputet i radhitur i dyti në listën e VLEN në njësinë e dytë zgjedhore.

“Të dashur miqë, familjarë, shokë, kolegë, bashkëpartiak e bashkëmendimtar.
Ashtu siç edhe u publikua dje në rrjetet sociale por edhe përmes deklaratës për mediume, me propozim të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Dr. Arben Taravari, me miratim të kuvendit të partisë, si dhe me mbështjetje maksimale nga strukturat lokale, unë u kandidova si kandidat për deputet në zonën numër dy, i dyti në listën e koalicionit VLEN.

Padyshim se kjo për mua përpos që paraqet një nderë dhe privilegj për ti shërbyer në mënyrë të drejtëpërdrejtë kauzës për ndryshim, gjithashtu këtë garë e konsideroj si një mision të cilin do të duhet së bashku me ju ta kryejmë me dinjitet dhe ndershmëri.
Unë nuk i përkas kategorisë së politikanëve që premtojnë shumë, por për një gjë ua jap fjalën që do të jem zëri juaj për realizimin e synimeve dhe plotsimin e kërkesave dhe halleve kolektive por edhe individuale që banorët e këtyre treva i kanë, sepse vlersoj që kanë qenë të lënë pas dore me dekada të tëra.

Njëkohësisht ju faleminderoj përzemërsisht të gjithëve për urimet e shumta që keni drejtuar në profilin tim.
Zoti ju nderoftë e së bashku dalshim faqebardhë në kauzën tonë për ndryshim”, ka shkruar Shaqiri.
Përndryshe Rijad Shaqiri ka një përvojë të gjatë në doganat e Maqedonisë, në cilësinë e një zyrtari të lartë. Ai është djali i Hysni Shaqirit, i cili në vitin 2001 e la angazhimin si deputet në Kuvendin e Maqedonisë dhe iu bashkangjit UÇK-së. /tetova1/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_3029
Arrestohet në Spitalin e Tetovës një 34-vjeçar, dyshohet për marrëdhënie seksuale me një djalë të mitur
IMG_3029
80-vjeçarja nga Shkupi bie pre e mashtrimit nga një polic i rrejshëm, humb 615.000 denarë
IMG_4104
Gashi dhe Iseni vizituan xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushevës, u mirëpritën nga banorët
IMG_4099
Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve
IMG_4083
Mickoski: Të gjithë deputetët të votojnë për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor
IMG_4071
Murtezani në Athinë në takim me zëvendësministren e punëve të jashtme greke, Aleksandra Papadopullu