Maqedoni

RMV, personat e pafuqishëm dhe të sëmurët deri në mesnatë të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 8 majit

Autori

Autori

Portali Tetova

April 30, 2024, 11:04

Personat e pafuqishëm dhe të sëmurë të cilët duan ta realizojnë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut më 8 maj, mund të regjistrohen për të votuar deri sonte në mesnatë, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, transmeton Portalb.mk.

“Ky regjistrim ka për qëllim personat që përkasin grupit të qytetarëve që janë persona të sëmurë, apo të pafuqishëm të cilët nuk janë në gjendje duhur fizike për të realizuar votën e tyre në vendin votues. Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë: një kopje nga letërnjoftimi, kopje nga vërtetimi ose raporti mjekësor i dhënë nga specialisti për personat e sëmurë apo të pafuqishëm. Me qëllim që të bëni më lehtë ngarkimin e dokumentëve të lartëpërmendura, ju preferojmë të shfrytëzoni aplikacionin në celularët tuaj, me të cilin në mënyrë të lehtë mund të paraqisni të dhënat personale dhe dokumentët e duhura me fotografimin e të njejtave”, thuhet në njoftimin e KShZ.

KShZ-ja në thirrjen publike informon se personat e paaftë dhe të sëmurë, të drejtën e votës do ta realizojnë nga shtëpitë e tyre, një ditë para ditës së caktuar të zgjedhjeve.

“Personat e pafuqishëm ose të sëmurë votojnë në shtëpitë e tyre një ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve. Këtë votim e zbaton Këshilli Zgjedhor kompetent për zbatimin e votimit për vendin e votimit të cilit i përkasin këta persona, më 7 maj (e martë)”, thuhet në thirrjen e KShZ-së.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë

Më shumë nga kategoria

IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_1826
A e dini cila është Macedonia amerikane dhe ku gjendet ajo?
policia-mk-stop-780x439-1-696x392
Dy persona gjendet të vdekur në Sllatinë të Tetovës
IMG_1817
Dita e premte ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut
IMG_1781
1 mijë euro bonus për të papunët në Gjermani
IMG_1780
Bilalli-Zendeli: Thaçi do të veprojë si opozitë, do të vazhdojë të konsultohet me Ali Ahmetin
IMG_1772
Venera Latifi Azizi femra e parë shqiptare zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

DIASPORA