Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, e ka vizituar 61 vjeçarin e lënduar Cane Sërbinovski, banor i fshatit Drenovci nga komuna Dollnen, i cili të dielën u sulmua nga ariu në malin Mukos, në vendin “Seça”, në Komunën e Çashkës. Sërbinovski pas sulmit është gjetur nga të afërmit e tij dhe nga vendi ku i ka ruajtur lopët dhe ku ka qëndruar në një kasolle, është dërguar në spitalin e Velesit, ndërsa pas ndihmës mjekësore së dhënë dhe medikamenteve, është lëshuar për shërim shtëpiak.
“Op, më doli para. Dhe nga atje me vrap, nuk e di kam parë në televizion, op drejt në mua.
Kush doli para teje?
Ariu, dhe unë menjëherë rashë.
Ishte i madh?
Nuk e di, unë, as nuk e pashë mirë të ju them të drejtën. Më kapi për këmbe dhe rashë në kurriz. Kur rashë, kisha çizme mbathur, përmes çizmes, më kapi këtu dhe nuk kisha çfarë të bëjë.
Ashtu siç isha, ai nga ajo anë me kokë dhe më kafshoi. Nuk e di si ika. E godita me këmbën e djathtë dhe më lëshoi. Përsëri më kapi këtu, unë përsëri me këmbë… Zoti më dha një fuqi, nuk e di se si, e shtyva atje dhe menjëherë u çova. Më pas vetëm më shikonte, unë menjëherë u largova drejt kasolles, u bllokova i tëri. Natën nuk kishte askush, të hënën më gjetën fëmijët”, u shpreh Cane Sërbunovski.