Trendy

Rrëfimi i një gruaje që mbijetoi dhunën seksuale/ Aborti dhe vuajtjet pas luftës

Para 9 muaj

Në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, një e mbijetur e dhunës seksuale nga ushtarët serbë ndau rrëfimin e saj tronditës, duke treguar vuajtjet e mëdha që ka kaluar. Ajo tha se pas dhunës ka abortuar një fëmijë që kishte mbetur pas.

“Edhe unë plus e kam abortu një, unë abortim kam pas me serb kur jam dhunu. E dinë krejt, unë kam pas abortim. **** ***** a e njeh mjekun”, tha ajo.

“Po, dy muajsh e kam heq, në muajin e dytë. Tash ne femrat qysh e kemi e kam kuptuar pas një muaji edhe i kam thanë nanës time, thash, nanë unë po më duket jam met, tha e di nanë, normal, pesë vet, katër vet, normal është ajo, atëherë e kemi pas një mjek na, **** **** e kemi pas, nana jem u rritë të ai, edhe foli me të, i tha a kishe mujt qikës time, kështu, kështu, veç i ka thanë sjelle fill edhe më ka pastru. Aty, aty edhe ma zi kam qenë sëmurë, edhe ma keq kam qenë, edhe ma keq, historia jem është shumë e gjatë, shumë e gjatë, nja katër orë, a pesë duhet me nejt veç me tregu.”

Ajo shtoi se asnjëherë nuk e kishte konsideruar ta sjellë në jetë fëmijën.

“Çka me duhet mua ai fëmijë, ai fëmijë me kryq është, unë s’jam me kqyq, çka më duhet mua ai fëmijë, jo, kurrë thojsha, kurrë edhe e kam heq, e kam abortuar”, rrëfeu ajo.

Në fund, ajo u drejtua me një mesazh prekës për të gjithë që kanë përjetuar dhimbje gjatë luftës:

“Mesazhi jem është, me vjen keq që ju ka ndodhë. Më vjen keq, po edhe kur ta këqyr s’kemi çka me ba, i ka ardhë koha ashtu, i ka ardhë koha ashtu, dikush s’ka qejf me marrë vesh dikush, dikush s’ka qejf mu shpreh, dikush nuk ka qejf, unë nuk e kam problem.”

Ky rrëfim është dëshmi e përjetimeve të dhimbshme që shumë të mbijetuar nuk i ndajnë lehtë, duke treguar nevojën urgjente për mbështetje dhe ndihmë humane ndaj viktimave të krimeve të luftës.

Trending