Është rritur numri i thirrjeve në Ndihmën Mjekësore Urgjente (NUM) për shkak të motit të nxehtë. Në bazë ditore ka më shumë se 200 thirrje të cilat kanë të bëjnë me intervenime në vende publike për shkak të kolapseve ose në kushte shtëpiake për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të disa qytetarëve. Këtë sot për MIA-n e deklaroi Daniel Georgievski nga NMU.
Ai theksoi se numri i ndërhyrjeve në vende publike të cilat janë më shpesh për shkak të kolapseve në dit ka më shumë në krahasim me periudhën e tjetër të vitit.
“Mesatarisht intervenime në NMU në lidhje me kolapse ka ndërmjet tre dhe pesë në bazë ditore, por në disa ditë ka edhe më shumë. Ka më shumë thirrje të cilët janë me simptoma të të përzierave, të vjellave, mbinxehjes, goditjes nga nxehtësia dhe shumë shpesh arrijmë edhe me këshillë tu ndihmojmë qytetarëve”, tha Georgievski.
Potencon se te të sëmurët kronikë për shkak të motit të ngrohtë mund të ketë manifestime kardiologjike, goditje në zemër dhe tru dhe lëvizje të presionit të gjakut.
“Ne rekomandojmë shmangien e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell nga ora 11:00 deri në 17:00, të konsumojnë mjaftueshëm lëngje, më e rëndësishmja ujë, mospirjen e alkoolit, dhe nëse duhet të dilni jashtë, vishni rroba të lehta dhe vendosni kapelë. Nëse përjetoni simptoma të marramendjes, të përzierave ose dobësisë pas ekspozimit të zgjatur në diell, duhet të shkoni në dhoma me ajër të kondicionuar dhe të konsumoni më shumë lëngje. Është e nevojshme të hani ushqime më të lehta, ushqime të gatuara, me më pak kalori, personat me sëmundje kronike duhet të marrin ilaçet e tyre rregullisht dhe të matin tensionin e gjakut, ndërsa diabetikët duhet të matin sheqerin në gjak. Fatkeqësisht, një popullatë e caktuar nuk i zbaton rekomandimet për motin e nxehtë”, shtoi Georgievski nga NMU.










