Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Ymeri, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka pyetur shefin e grupit parlamentar të Frontit Evropian, se kujt po i shet patriotizëm.
“Blerim Bexheti si shef i grupit parlamentar është mirë të tregoje çfarë u pergjigjë në pyetjen e një ish ushtari te UCK-së në lagjen Teteks në Tetovë, kur ishte pjese e grupit te zjarrit, në pyetjen për statusin e ushtarëve të UCK -së.
Ta kujtoj une: “Ky eshte nje deshtim per fat te keq dhe nje neglizhence qe ka ndodhur me vite,dhe ne ende nuk kemi nje zgjidhje normative.Kjo eshte nje deshmi edhe me e qarte se BDI i harroi luftetaret dhe devijoi nga kauza”!
Blerim kujt po i shet patriotizëm?”, ka shkruar zonja Ymeri.