Trendy

Seanca e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, prezent edhe Shaip Kamberi

Para 7 muaj

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e përbashkët parlamentare mes Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë. Prezent janë ka mbërritur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti. Në Kuvend është parë edhe Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë.

Ndryshe, mbledhja e dy kuvendeve, sipas institucioneve në të dy anët e kufirit, vjen si nevojë e koordinimit të agjendës për realizimin e synimeve që përfshijnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkim Evropian dhe integrimet euro-atlantike të Kosovës. Gjithashtu, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Trending