Në pikën kufitare Bogorodicë, zyrtarët doganorë kanë sekuestruar bizhuteri ari me vlerë prej 1.1 milionë denarësh, pasi zbuluan dy shtetas kosovarë në përpjekje për t’i kontrabanduar ato. Bizhuteritë e arit, katër zinxhirë ari me një peshë totale prej 190.6 gramësh, të dyshuarit i kishin blerë në Turqi dhe më pas, me qëllim kontrabandimi, i kishin vendosur në trup duke i fshehur nën rroba.
Rasti i është dorëzuar Departamentit të Hetimeve, i cili ka ngritur kallëzim penal kundër autorëve në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli.
Kjo është sekuestrimi i 11-të i arit për këtë vit nga ana e Drejtorisë së Doganave, me çka deri më tani janë konfiskuar gjithsej dy kilogramë bizhuteri ari. Katër nga rastet janë zbuluar pikërisht në Bogorodicë, pesë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, dhe nga një rast në Tabanoc dhe Bllacë. Në nëntë raste, dhjetë persona janë ndjekur penalisht nga Departamenti i Hetimeve për veprën penale të kryer të kontrabandës, e dënueshme sipas Kodit Penal.










