Kreu i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela thotë se nuk ka hequr dorë nga Aleanca për Shqiptarët, se procesi gjyqësor vazhdon ende dhe ai që duhet të heq dorë është Arben Taravari. Në intervistën në Alsat, Sela tha se edhe nëse gjykata merr vendim që vulat t’ja jep Selës, partia do të vazhdojë me emrin e ri Lidhja Shqiptare, pasi sipas tij, nga tradhtitë që ndodhën brenda ASH-së, e bën të duket si një parti pa nder e dinjitet në sy të shqiptarëve.
“Në statutin e partisë e kishim të paraparë të gjithë këtë situatë që i ndodhi ASH-së, respektivisht në nenin 192 parashihte situata kur përbërja paraprake nuk i dorëzon vulat atëherë obligoheshte Kuvendi që të regjistrojë subjekt të ri politik dhe konform kësaj kemi regjistruar Lidhjen Shqiptare. Prej në gusht të vitit të kaluara, para zgjedhjeve lokale dhe ky ishte kongresi i pestë i ASH-së me ç’rast kaluam nga ASH në LSH, u integruam, vendimi ishte që të gjitha strukturat e Aleancës të integrohen në Lidhjen Shqiptare. Ne vlerësojmë se jemi në atë që është e jona, edhe ASH, nuk kemi heq dorë, vazhdon procesi gjyqësor, edhe për Aleancën për Shqiptarët… Ai që duhet të heq dorë nga kjo punë është Arben Taravari, sepse nuk është lehtë të marrësh dhe të mbash gjënë e huaj, të marrësh ndoshta është e lehtë, deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i Lidhjes Shqiptare. /Alsat.mk










