Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka reguar ndaj miratimit të amandamentit që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe, në raportin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut.
Ziadin Sela fillimisht i referohet këmbënguljes së studentëve shqiptar për të mbrojtur përdorimin institucional të gjuhës shqipe.
Kur e do kombin tënd që i përket dhe je i vendosir, thekson Sela, në fund nuk ka se si të ndodhë ndryshe.
Parlamenti Evropain e tha qartë, vë theksin Sela se, provimi shtetëror jepet në gjuhën shqipe e nuk ka tha se duhet ligj të ri.
Sela më tej thotë se, Marrëveshja e Ohrit duhet respektuar në ligje dhe frymë.
Më poshtë komenti i plotë e Ziadin Selës
Kur je në tokën e gjuhës tënde, në gjuhën e pragjeve tona e në të drejtën e gjuhës së të parëve tuaj, por mbi të gjitha kur e don gjuhën e kombin që i përket e je i vendosur deri në fund e nuk heq dorë nga ai/ajo çka je, s’ka se si të ndodhë ndryshe.
Parlamenti Europian e tha qartë:
Provimet shtetërore duhet të jepen në Gjuhën Shqipe! Nuk tha as ligj të ri, as metodologji, as rregullore, as teori e as praktikë. Dhe jo vetëm jurisprudenca, por të gjitha provimet.
Marrëveshja e Ohrit tha të respektohet në ligje dhe frymë! Këtë e tha Parlamenti i një Unioni ku vendi ynë synon të bëhet pjesë, në një kohë kur Qeveria aktuale pos gjuhës, po synon të rrënojë edhe një shtyllë tjetër të Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.
Çfarë doni më shumë, çfarë doni më qartë se kaq!?
Përgëzime studentëve për këtë fitore të madhe, e për të cilët poashtu Parlamenti Europian ishte decid: Protestat studentore nuk janë as destabilizuese e as të politizuara.
Beteja jonë për gjuhën duhet të vazhdoj po njëjtë, të vendosur, pa kompromis deri në barazinë e tërsishme të Gjuhës Shqipe në Kushtetutë me gjuhën maqedone.
Respekte djem dhe vajza!
Trending










