Rexhep Selimi tha të mërkurën se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi, pasi siç shtoi, ajo është shkruar me çmimin e sakrificës nga qytetarët e saj, shkruan TV21. Selimi tha se ka mbajtur armë gjatë luftës, por shtoi se, mbajtja e armëve ishte mbijetesë dhe she qëllimi ishte vetëm për liri e asgjë tjetër duke u shprehur i bindur se kanë bërë gjënë e duhur.
“Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Prandaj pyes sërish: Çfarë duhet të bënim ne? Të prisnim radhën për tu vrarë, apo të iknim nga shtëpitë tona? UÇK nuk u krijua nga dëshira por nga nevoja”, tha ai para trupit gjykues në Hagë. Jam i bindur se bëmë gjënë më të duhur. Edhe sot do ta bëja të njëjtën gjë. Prandaj na mbështeti NATO-ja”, tha ai mes tjerash Rexhep Selimi.










