Në rrjetet sociale janë paraqitur postime të ndryshme në të cilat përdoruesit nga Serbia debatojnë për këtë temë, disa thonë se nuk do ta shikojnë ndeshjen, të tjerë shkruajnë se do të gëzohen për humbjen e cilitdo ekip…
Kroacia dhe Shqipëria do të takohen në xhiron e dytë të Euros të mërkurën në orën 15:00. Të dyja skuadrat humbën në raundin e parë, ndaj u duhen pikë në këtë ndeshje.
Dhe ky duel, siç pritej, shkaktoi shumë vëmendje në Serbi. Mediat atje pretendojnë se kroatët dhe shqiptarët treguan “urrejtje ndaj Serbisë në këtë kampionat” dhe tani ata janë në mëdyshje – kë të mbështesin? Ose kundër kujt të brohorasin, shkruan gazeta kroate e sportit “24 Sata”, transmeton Paparaci.
Në rrjetet sociale janë paraqitur postime të ndryshme në të cilat përdoruesit nga Serbia debatojnë për këtë temë, disa thonë se nuk do ta shikojnë ndeshjen, të tjerë shkruajnë se do të gëzohen për humbjen e cilitdo ekip…
“Barazimi është më i miri i cili të dy i dërgon në shtëpi”, shkruan një përdorues në Twitter.
Pasi vet nuk mund të vendosin ndaj cilit ekip të shprehin më tepër urrejtje, redaksia e gazetës në shërbim të regjimit serb “Kurir” ka përdorur inteligjencën artificiale ChatGPT për të pyetur se kë duhet të mbështesin serbët në këtë ndeshje. Përgjigjja që morën i ka shokuar.
“Duke marrë parasysh urrejtjen historike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, është reale të pritet që shumë serbë të jenë kundër Kroacisë. Kjo do të thotë se ata me siguri do të mbështesin Shqipërinë në këtë lojë” është përgjigja e ChatGPT./Paparaci.com