Për të disatën herë me radhë, gjimnazi “Kirill Pejçinoviç” në Tetovë është përballur me një paralajmërim për bombë. Për shkak të njoftimit, nxënësit edhe sot janë larguar nga mësimi, ndërsa aktivitetet mësimore janë ndërprerë plotësisht.
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë po kryen inspektimet e nevojshme dhe kontrollet e sigurisë në objektin shkollor. Deri në përfundimin e verifikimeve, procesi arsimor në gjimnaz mbetet i pezulluar.










