Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Nëna dhe vajza kanë qenë vetëm në banesë, të mbyllura me çelës! Prokuroria me detaje fillestare

Nëna dhe vajza kanë qenë vetëm në banesë, të mbyllura me çelës! Prokuroria me detaje fillestare

 Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka thënë se ka lëshuar të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit të djeshëm në Karposh, kur nga rënia prej një ndërtese shumëkatëshe humbën jetën një nënë 31-vjeçare me vajzën 6-vjeçe

Një person është ndaluar në stacion policor dhe, me urdhër të prokurorit publik, po ndërmerren veprime për të hetuar përgjegjësinë e mundshme penale, thonë nga Prokuroria.

“Është siguruar urdhër nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe gjatë ditës do të kryhet kontroll i detajuar në banesë, e cila menjëherë pas këqyrjes është vulosur dhe siguruar.
Sipas informacioneve fillestare, në momentin e ngjarjes, e ndjera dhe vajza e mitur kanë qenë vetëm në banesë, të mbyllura nga brenda”.

Sot, me urdhër të prokurorit publik, po merren në pyetje disa persona që kanë njohuri të caktuara për rastin, po bëhet nxjerrja e të dhënave nga telefonat mobilë dhe po sigurohen incizime nga video-mbikëqyrja dhe regjistrime të tjera nga disa lokacione. Gjatë ditës së djeshme është urdhëruar edhe autopsia e viktimave.

Lexo edheDetaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spital

Sa i përket veprimeve të mëparshme, prokurori publik ka kërkuar raport të detajuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Qendra për Punë Sociale për të gjitha paraqitjet dhe ankesat e mundshme të mëparshme nga e dëmtuara, si dhe do të urdhërojë kontroll të brendshëm në MPB për të shqyrtuar veprimet e ndërmarra lidhur me ato paraqitje.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme