Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif tha se vendi i tij ka “të drejtë të plotë” në “përgjigje të fortë” pas sulmeve ajrore indiane gjatë natës, të cilat i përshkruan si “akt lufte i imponuar nga India”.
“Reagojmë fuqishëm ndaj këtij akti ushtarak”, tha Sharif, pa saktësuar për natyrën e përgjigjes.
Kryeministri tha se i gjithë kombi qëndron me forcat e armatosura pakistaneze dhe se morali dhe fryma luftarake e popullit janë të larta.
“Kombi pakistanez dhe forcat e armatosura pakistaneze e dinë shumë mirë se si të ballafaqohen me armikun”, shtoi Sharif.
“Asnjëherë nuk do të lejojmë që armiku të arrijë në qëllimet e tij të këqia”, shtoi ai.







