Lideri i opozitës është liruar nga sanksionimi Non Grata i shpallur plot pesë vite më parë nga ish sekratari i shtetit Blinken që i pengonte atij dhe familjes së tij hyrjen në SHBA. Ky vendim i marë nga Departamenti i Shetitit i është komunikuar vetë Berishës në një bisedë telefonike 15 minutshe nga e ngarkuara me punë e SHBA-së nancy Van Horme.
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe anëtarët e familjes së tij “non grata” në maj të vitit 2021. Ky vendim u njoftua nga ish-Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili deklaroi se veprimet e Berishës minojnë demokracinë në Shqipëri dhe janë të lidhura me përfshirjen e tij në korrupsion të rëndësishëm dhe pengim të drejtësisë.
Në maj të vitit 2025, u raportua se Departamenti i Shtetit e kishte hequr sanksionin dhe një zëdhënës i tij i tha mediave se: “Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it” . Kjo deklaratë u bë para zgjedhjeve dhe nga shumë kundërshtarë të PD ajo u konsiderua si një akt që ishte prodhuar nga kompania lobuese e La Civitas. Por sot një vit më pas gjithcka është kthyer zyrtarisht në fakt duke mbyllur dhe debatin që ka torturuar për 5 vite Shqipërinë për pagabueshmërinë e SHBA dhe pretendimin se non Gratat nuk bien kurrë.










