Trendy

Shkëndija e Haraçinës fiton në fund në Shtip

Para 1 ditë

Futbollistët e Shkëndija e Haraçinës e nisën me fitore javën e gjashtë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, duke triumfuar në udhëtim ndaj Bregallnicës së Shtipit me rezultat 0:1.

Golin e fitores për mysafirët e shënoi Ariton Mehmedi në minutën e 85-të, duke i dhuruar Shkëndijës tri pikë të rëndësishme.

Pesë minuta më herët, vendasit mbetën me një lojtar më pak, pasi Maksimov u përjashtua me karton të kuq.

Ky ishte triumfi i tretë i Shkëndijës së Haraçinës në kampionat. Me 10 pikë, skuadra është ngjitur në vendin e katërt të tabelës.

Ndërkohë, Bregallnica pësoi humbjen e katërt në gjashtë ndeshje dhe mbetet në vendin e tetë me gjashtë pikë.

Trending